Përgjaken rrugët nga aksidentet, vdes 11 vjeçarja dhe një punonjës policie

Kliko per me shume info

Dy aksidente të rënda janë shënuar mëngjesin e sotëm një në Elbasan dhe një në Lezhë, ku raportohen edhe për dy viktima. Një aksident ka ndodhur në aksin Elbasan-Cërrik. Për pasojë, një vajzë e mitur 11-vjeçare ka gjetur vdekjen.

Mësohet se mjeti ka dalë nga rruga dhe për pasojë është aksidentuar, ku për pasojë kanë marrë plagë edhe dy shtetas të tjerë. Mësohet se janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan vetë drejtuesi i mjetit dhe dy shtetaset që ishin pasagjere në mjet konkretisht:

Kliko per me shume info

A.SH., 54 vjeçe, banuese në Korçë dhe K.SH., 74 vjeçe banuese në Sarandë. Policia shkoi në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksident.

Ndërkohë që aksidenti tjetër ka ndodhur në autostradën Lezhë- Shkodër, në afërsi të Kryqëzimit të Kallmetit, ku shërbimet policore që kanë konstatuar se kishte dalë nga rruga mjeti tip “Benz”, ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi Lek Nikolli, 50 vjeç, punonjës i policisë kufitare në Shëngjin, i cili udhëtonte i vetëm. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here