Përgjaken rrugët nga aksidentet, policia rrugore ka një njoftim të rëndësishëm për drejtuesit

Dy aksidente fatale janë raportuar mëngjesin e sotëm, njëri në aksin rrugor Lezhë – Shkodër dhe në atë Peqin – Elbasan, ku u regjistruan 2 viktima.

Policia, ka njoftuar se ditën e sotme, gjithashtu janë regjistruar dhe aksidente të tjera me pasojë plagosje si dhe me dëme materiale.

Kliko per me shume info

Në njoftimin zyrtar ato shkruajnë shkaqet e aksidenteve, dhe një sërë këshillash që janë të rëndësishme për tu ndjekur, për të shmangur fatkeqësitë.
Njoftimi
Në ndodhjen e aksidenteve përveç kushteve të këqija të motit, ndikim ka patur sjellja e drejtuesve të mjeteve:

– Humbja e kontrollit

– Tejkalimi i shpejtësisë

– Mospërdorimi i rripave të sigurimit

Sa më sipër , Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes maksimal gjatë udhetimit:

– Të ruajnë kontrollin e mjetit dhe të kryejnë manovra të sigurta

– Të qarkullojnë me shpejtësi konform segmentit rrugor dhe sinjalizimit përkatës

– Të përdorin rripat e sigurimit në mjete, kaskot mbrojtëse në motorrçikleta

– Të mos përdorin aparatet celulare gjatë drejtimit të mjeteve

– Të mos përdorin pije alkoolike në rast drejtimi të mjeteve

– Të bëjnë kujdes me këmbësoret që kryejnë kapërcimin e rrugës jashtë rregullave të qarkullimit rrugor.

-Karvanet me makina të dasmorëve të respektojnë rregullat e lëvizjes, të mos parakalojnë, dasmorët të mos dalin nga dritaret pasi bëhen burim aksidenti.

Për shkelësit e normave të sjelljes gjatë drejtimit të automjetit, Policia Rrugore do marrë masat administrative maksimale ndaj tyre.

Policia Rrugore është në detyrë me patrulla dhe shërbime të përforcuara për të ndihmuar në kthimin e sigurt të drejtuesve të mjeteve, për të normalizuar trafikun, për tju ardhur në ndihmë në rast nevoje, për të parandaluar aksidentet, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

SHARE

1 COMMENT

  1. Po nuk keni as sinjalizime neper rruge o plehra, se na moret ne qafe. Po trashni qafat
    Tuaja e njerezet po vdesin rrugeve te shqiperise

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here