“Për kryt t’shpive ta la kokën ktu”, video e sherrit në Palasë mes “pronarëve” të lokaleve për pushuesit

Një video ekskluzive ka mbërritur pranë redaksisë sonë ku tregohen momentet e para të konfliktit mes disa personave në plazhin e Palasës në datë 06.08.2017. Sipas një dëshmitareje që ka dërguar videon thuhet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30.

Në video dëgjohet se dikush thotë “Për kryt t’shpive ta la kokën ktu”. Nga dialekti mendohet se duhet të jetë nga veriu. Por përveç pamjeve në video, dëshmitarja shpreh edhe një version të ndryshëm të ngjarjes. Në vijim dëshmia e saj:

Kliko per me shume info

Pershendetje, jam nje grua nga Berati por jetoj ne Itali. Lexova nje postim tuajin dhe nuk me la ndergjegja te mos reagoja. Une ate dite isha me familjen ne Palase, aty me doli para nje burre i moshuar i cili me tha me miresjellje ta parkoja makinen dhe te shkoja te shezllonat e tij, por mua me pelqyen disa cadra ngjitur dhe e pyeta zoterine nqs mund ta lija makinen aty pasi do rrija pak ore por ai tha levize makinen. U detyrova u ula te disa shezllona alumin te ketij zoterise i cili nuk me ofronte as nje lloj sherbimi sic eshte tualeti apo nje dhome nderrimi. U ktheva perseri te makina per ta mbyllur pasi e harrova hapur. Aty pash qe nisi nje sherr i madh, dy burra dhe ai plaku qe me drejtoi, goditen nje zoteri me lopate mbas koke pasi ai nuk levizi makinen. Aty u tmerrova, ata te tre dhe nje grua e goditen me gur ate zoterine dhe gruan e tij. Ne ate moment vjen nje vajze e vogel duke qare dhe i lutet te mos i gjuajne me por ajo zonja qe me mori leket e shezllonit e goditi adoleshenten me shkop gome. Jam shume e sigurt qe ai mesazh pa asnje prove, sic mund tu jap une, eshte derguar nga ata tre burra qe ishin dhunues kundrejt asaj familje! Ju lutem publikojeni, po iu dergoj nje video si nisi sherri, pasi qe nuk me pelqeu ai veprim, une e filmova. Si fillim nisi me kercenimin “Per kryt t’shpive ta la koken ktu”, une u tremba dhe e ndalova videon. Ishte vertet e frikshme ju betohem. Ai kercenoi me pas erdhen dy te tjere dhe e goditen mbas koke me lopate. Doja te veja ti ndaja por kisha frike mos me godisnin, ishin te armatosur me shkop gome dhe me lopate. Me kane thene qe te dhunuarit punojne si familje dhe nuk kane djale te madh qe shkruhet aty qe i vajti me thike. Ne ate toke u gjakos vetem ai qe s’kishte arme mbrojtje sic kishin ata lopate dhe shkop gome. Nuk di c’te them tjeter, kaq pashe kaq degjova. Vetem ulerima e asaj vajzes se vogel, pasi e goditi gruaja qe me mori leket e cadres me shkop gome, nuk me hiqet nga mendja. Asnje nuk u afrua t’i largonte ata dhunues nga nje minorene e pambrojtur, as une ndaj me vret ndergjegjia.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.