Patozi-Bashës: Qeveria nuk rrëzohet nga brenda, asnjë raport nuk justifikon humbjen

Kliko per me shume info

Ish-nënkryetarin e Partisë Demokratike, Astrit Patozi tha sot se asnjë raport i dalë nga zyrat e ministrave teknikë të Lulzim Bashës nuk e shpëton kreun e demokratëve nga përgjegjësia për disfatën e thellë në zgjedhjet e 25 qershorit.

“Qeveria nuk rrëzohet nga Brenda Lulzim! Mes fushatës së qetë dhe pa asnjë denoncim të opozitës dhe “tmerreve” që përshkruan raporti, është në mes një det i tërë. Në të cilin i vetmi i fundosur këmbë e duar është Lulzim Basha. Edhe raporti i OSBE/ODIHR-it sikur të nxinte nuk do ta shpëtonte dot Lulzim Bashën nga pesha e fajit për humbjen e thellë të Partisë Demokratike në 25 qershor, më të rëndën e të gjithë historisë së saj”, shkruan Patozi.

Kliko per me shume info

“Komentet e Lulzim Bashës mbi raportin e ministrave teknikë për zgjedhjet nuk ia shtojnë vlerën atij, përkundrazi, ia zbehin fare, nëse ai vërtetë mund të shërbente për diçka në këtë vend, jo për këto zgjedhje, se ato mbaruan, por ndoshta në të ardhmen, sepse mes fushatës së qetë dhe pa asnjë denoncim të opozitës dhe “tmerreve” që përshkruan raporti, është në mes një det i tërë, në të cilin i vetmi i fundosur këmbë e duar është Lulzim Basha”, shkruan ish-deputeti i PD.

Sipas tij, kreu i PD ka përgjegjësi të plotë për atë që e quan “memecëri të Partisë Demokratike që nga mesnata e 17 majit dhe deri në ditën e numërimit të votës së fundit për zgjedhjet e 25 qershorit”.

Deputeti demokrat, që doli kundër Lulzim Bashës edhe në garën për kryetar partie, duke e quajtur atë një farsë, e quan “atipik” raportin e ministrave teknikë.

“Edhe raporti i OSBE/ODIHR-it sikur të nxinte nuk do ta shpëtonte dot Lulzim Bashën nga pesha e fajit për humbjen e thellë të Partisë Demokratike në 25 qershor, më të rëndën e të gjithë historisë së saj. Ndaj, nuk ka asnjë vlerë që të merremi me cilësinë e asaj që kanë shkruar dhe as me rolin që kanë pasur në këtë histori ministrat teknikë, që më në fund ikën prej qeverisë së Edi Ramës”, vijon ai.

Patozi sheh vetëm dy rrugë për Lulzim Bashën.

“Ose ta besojë plotësisht raportin e teknikëve, që i bie të bojkotojë Parlamentin dhe të hapi prapë “çadrën e lirisë”, ose, në rast të kundërt, ta qepë gojën e të mos flasë më për vota të blera dhe të vjedhura, por të lëpijë ndonjë kockë që mund t’i vijë nga Edi Rama, nëse ky i fundit do ta ketë zemrën e gjerë. Kam bindjen se ai nuk do të bëjë, as njërën dhe, as tjetrën. Siç ka ndodhur gjithmonë gjatë këtyre katër vjetëve, sepse gjëja që urren më shumë në jetë ai është që të marrë vendime”, mbyll reagimin e tij, Astrit Patozi.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here