“Pashë aksidentin që bëri deputeti, policia i bëri presion dëshmitarit, i fshinë fotot”

Kliko per me shume info

Një dëshmitar okular i ngjarjes së rëndë të mëngjesit të sotëm në autostradën Tiranë-Durrës ku deputeti i PDIU-së Aqif Rakipi aksidentoi për vdekje 54-vjeçarin Seit Sota, ka kontaktuar me redaksinë e JOQ.
Ai shprehet se makina e tij kaloi në vend ngjarje pak momente pas ndodhjes së aksidentit. Një person bëri disa foto nga vendngjarja, por menjëherë policia e ndaloi dhe e shoqëroi në komisariat ku ia fshinë të gjitha fotot që kishte bërë.

Sipas dëshmitarit, viktima ishte goditur me aq forcë saqë trupi i ishte ndarë në mes. Në vijim dëshmia e tij e plotë:

Kliko per me shume info

E pashe ngjarjen sa ndodhi, Aqif Rakipi e perplasi personin sa hyp mbikalimin tek Casa Italia dhe trupi u coptua duke u ndar ne dy pjese nga mesi. Kembet su gjendshin u dukte vec gjysma e trupit mes rruges, nje person i beri foto makines dhe viktimes dhe ne ate moment e pa policia dhe e shoqeroi duke i bere presion ti fshinte fotot dhe me pas e liroi. Ky eshte shteti jon! Kush ka pushtet duhet t’bej ca t’doj dhe nuk denohet! Ju lutem anonim. Faleminderit!/joq

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here