Pas zjarreve masive, Shqipëria vazhdon të kërcënohet nga tronditjet. Pritet një tërmet si i 1997

Kliko per me shume info

Shqipëria po kërcënohet dita ditës nga shkaqet natyrore.

Pas zjarreve masive, të cilët vazhdojnë të jenë një problem, Shqipëria rrezikon të përfshihet edhe nga tërmetet.
Alarmin e jep kreu i Emergjencave Civile, Shemri Prençi, i cili tha në një konferencë për shtyp se vendi rrezikon tërmete si ato të vitit 1967.

Kliko per me shume info

“Pas një vere të nxehtë lind një problem i rrezikshëm së pari do të kemi parasysh që periudha e ripërsëritjeve të tërmeteve është me kohë dhe limite të përcaktuara. Duke llogaritur tërmetet e vitit 67 në periudhën e kthimit një herë në 50 vite, ne përkojmë me rrezikshmërinë e lartë të tërmeteve në Shqipëri në të dy korridoret Elbasan, Tiranë, Shkodër, Dibër , Korcë etj”, tha Prençi.
Sipas tij “Ne duhet të jemi të kujdesshëm në raport me situatat e pritshme, kanë nisur lëkundjet e para në rajonin e Elbasanit, kryesisht në Qukës. Do t’i lutemi Zotit të mos ketë pasoja por ne duhet të jemi të përgatitur sepse ekziston rreziku i tërmeteve në 2017 dhe në fillim të 2018 siç parashikohet dhe nga Gjeoshkenca”.
Në 30 nëntor 1967 u përshi nga tërmetet zona Dibër-Librazhd, duke shkatërruar 177 fshatra, ku gjetën vdekjen 12 veta dhe 174 të tjerë u plagosen. Karakteristike e këtij tërmeti është thyerja e tokës me gjatësi mbi 10 kilometra e zhvendosja vertikale e dheut deri në 50 centimetra.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here