Pas vapës përvëluese, ja si e goditi Shqipërinë stuhia kalimtare e Gushtit

Kliko per me shume info

Kjo ka qenë panorama mëngjesin e së dielës në zonën e Divjakës. Rrebeshet e shiut që përfshinë gjithë territorin mesnatën e së shtunës, u shoqëruan me stuhi ere, duke shkulur nga vendi pemë dhe shtylla elektrike.

Dhjetra makina dhe 13 kabina plazhi u dëmtuan nga rënia e piashave të parkut kombëtar, por fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz.

Kliko per me shume info

Kjo situatë çoi edhe në ndërprejen e energjisë elektrike. Shumë objekte përfunduan në rrugën hyrëse të plazhit. Sinoptikanët thonë se gjatë natës rreshjet kanë përfshirë gjithë vendin.

Zonat më problematike me rrebeshe shiu, por edhe me stuhi afatshkurtra të erës, kanë qënë brigjet e Adriatikut ku era ka arritur në disa momente shpejtësi deri 60 km/orë.

E diela është pasuar me rënie të ndjeshme temperaturash, duke bërë që termometri të mos e kalojë vlerën e 31° në rang vendi.

Por kjo freski do të harrohet shumë shpejt, pasi sinoptikanët parashikojnë që temperaturat të fillojnë të rriten duke kulmuar me 37 gradë në mesjavë, citon klan.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here