Pas “luciferrit” bie shi në Tiranë, meterologët: Fundjava me rrebeshe

Kliko per me shume info

Vala e të nxehtit që prej dy javësh kishte përfshirë të gjithë Shqipërinë dhe Europën po largohet.

Mbrëmjen e të shtunës, në kryeqytet kanë rënë edhe pikat e para të shiut shoqëruar edhe me vetëtima, ndërsa temperaturat janë ulur ndjeshëm. Reshjet e lehta te shiut kane vazhduar ne Tirane per mese nje ore.

Kliko per me shume info

Meteoalb theksoi se temperaturat sot në rang vendi kanë shënuar minimumin prej 15.0°C (Peshkopi) dhe maksimumin prej 33.7°C (Berat).

Te dielen do të ketë një tjetër rënie prej 2 – 3 gradë në mëngjes, por vetëm një rënie të lehtë gjatë mesditës duke bërë që minimumi të ulet në 12 – 13°C ndërsa maksimumi të ngjitet deri në 32°C.

Në orët e vona të mbrëmjes dhe fillimin e së dielës, pjesa më e madhe e vendit rrezikohet nga shira të përkohshëm në formën e rrebesheve afatshkurtra. Mesdita e se dielës dhe pasditja sjellin ri-kthjellim të motit në gjithë territorin.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here