Pas Koresë, Presidenti Trump kërcënon të sulmojë një tjetër shtet

Kliko per me shume info

Pas një jave të retorikës së ashpër në shkëmbimet me Korenë Veriore, dje presidenti amerikan Donald Trump ka hyrë në një luftë fjalësh me Venezuelën, duke thënë se nuk e ka përjashtuar intervenimin ushtarak atje.

Trump tha se “mund të vazhdojë” me një “opsion ushtarak” në konfrontim me qeverinë gjithnjë e më autoritare të Venezuelës.

Kliko per me shume info

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar ministri i mbrojtjes i Venezuelës, duke e akuzuar Trumpin për një “akt çmendurie”.

Ky shkëmbim i ashpërsimit të retorikës filloi kur gazetarët e pyetën Trump për Venezuelën, e cila është përfshirë nga trazirat prej disa muaj, pasi presidenti i këtij vendi Nicolas Maduro ka mbajtur zgjedhje të kontestuara me të cilat është instaluar një legjislacion i ri, që e mbështet presidencën e tij.

“Ne nuk flasim për këtë, por një opsion ushtarak, është sigurisht diçka që ne mund të ndërmarrim”, tha presidenti Trump dhe ka shtuar se “Venezuela është në rrëmujë dhe kjo është shumë e rrezikshme”. /REL

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here