Panucci shpall listën e lojtarëve për Lihtenshtejnin dhe Maqedoninë

Kliko per me shume info

Trajneri i kombëtares së futbollit, Christian Pannucci ka bërë publike sot listën e lojtarëve që do të grumbullojë për dy takimet zyrtare eleminatore, respektivisht të datës 2 shtator në Elbasan me Lihtenshtejnin dhe më 5 shtator në Strumica me Maqedoninë.

Në grumbullimin e tij të parë me ekipin kombëtar, që pas marrjes së detyrës, trajneri Panucci ka thërritur edhe lojtarë që në skuadrën përfaqësuese vijnë për herë të parë, në një kohë që gjatë gjithë kësaj periudhe ka vëzhguar një pjesë të mirë të lojtarëve në takimet zyrtare, apo miqësore që ata kanë luajtur me skuadrat ku dhe luajnë.

Kliko per me shume info

Kjo është lista e të grumbulluarve:

Portierë: Etrit Berisha, Thomas Strakosha dhe Alban Hoxha.

Mbrojtës: Ansi Agolli, Arlind Ajeti, Mërgim Mavraj, Berat Djimshiti, Elseid Hysaj, Frederik Veseli, Hysen Memolla dhe Ivan Balliu.

Mesfushorë: Migjen Basha, Andi Lila, Ledian Memushaj, Burim Kukeli, Eros Grezda, Jahmir Hyka, Odise Roshi, Liridon Latifi dhe Amir Abrashi.

Sulmues: Valon Ahmedi, Sokol Cikalleshi, Azdren Llullaku dhe Armando Sadiku.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here