Panucci provon katër alternativa për ndeshjen kundër Lihtenshtejn, rrezikon Sadiku

Kliko per me shume info

Ndeshja me Lihtenshtejn, nuk ka aspak pamje të mirë.

Të shtunën në Elbasan Arena”, Shqipëria rrezikon shumë që në fushë të zbresë pa një sulmues të mirëfilltë. Kujtojmë se Bekim Balaj u la jashtë listës për shkak të dëmtimit, ndërsa Sokol Cikalleshi u përjashtua nga trajneri për shkak të vonesës. Në këto kushte ishte ‘taksative’ rreshtimi i Armando Sadikut në majën e sulmit. Por sot, bomberi elbasanas i ka prishur planet Christian Panucci-t pasi nuk është stërvitur me grupin.

Kliko per me shume info

Sadiku po kalon një virozë gripale dhe trajneri fillimisht vendosi që ta linte pushim futbollistin gjatë seancës së paradites, duke ndjekur këshillat e stafit mjekësor. Gjithsesi duke parë gjendjen e sulmuesit është preferuar që ai të qëndrojë jashtë edhe gjatë seancës së pasdites për të mos e rrezikuar në sfidën e vështirë kundër Maqedonisë.
Duke parë situatën trajnerit Christian Panucci i është dashur të improvizojë disa lojtarë në qendër të sulmit të cilët mund të jetë startues kundër Lihtenshejn. Në ndeshjen e kontroolit në vendin e Sadikut janë provuar Llullaku, Grezda, Ahmedi e Latifi. Të katër këta lojtarë mund të luftojnë për një vend në formacion në rast se Sadiku nuk është i gatshëm deri ditën e shtunë

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here