Panucci i jep urdhrin e parë ekipit, për çfarë bëhet fjalë

Sport

Christian Panucci, trajneri i ri i Kombëtares ka urdhëruar mbledhjen e ekipit me datë 28 gusht.

Kjo mbledhje do të bëhet katër ditë para ndeshjes së parë të vlefshme për eliminatoret e Botërorit ‘Rusia 2018’. Kujtojmë që me 2 shtator, kuqezinjtë do të presin Lihtenshtejnin në Elbasan Arena dhe tre ditë më vonë përballen me Maqedoninë në Strumicë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Këto dy takime do të shërbejnë më shumë për trajnerin e ri që të njihet me skuadrën, të testojë skemat dhe lojtarët sesa për kualifikimin, pasi objektiv i kuqezinjve mbetet kualifikimi në "Euro 2020".

Shqipëria ndodhet në grupin G të eliminatoreve për ‘Rusia 2018’, ku pozicionohet e treta në tabelë me 9 pikë, po aq sa Izraeli, ndërkohë që grupi kryesohet nga Italia dhe Spanja me nga 16 pikë.

ME TE LEXUARAT