Panik në Paris, me thikë në dorë në kullën “Eiffel”

Një person është arrestuar në Paris pasi kishte tentuar të hynte me forcë në kullën Eiffel, duke kërcënuar me një thikë. “Ai u arrestua menjëherë dhe askush nuk u lëndua”, tha kompania që menaxhon monumentin. Franca ka qenë në gjendje të lartë emergjence që nga sulmet e nëntorit 2015 në kryeqytet që i morën jetën 130 personave.

Incidenti në kullën Eiffel, ndodhi rreth orës 23.30 minuta të mbrëmjes së të shtunës. Pas arrestimit, policia evakuoi kullën. I arrestuari kish veshur një bluzë të klubit të futbollit Paris Saint Germain dhe kish thirrur Allahu Akbar ndërsa kish tentuar të kalonte rrethimin e sigurisë.

Kliko per me shume info

Kulla ishte ndriçuar me ngjyrat e skuadrës së futbollit dhe kishte një ekran të madh në të cilin shfaqej një mesazh mirëseardhjeje për yllin brazilian Neimar, në klub. Prokurorët francezë kanë nisur një hetim anti-terrorizëm për shkak të deklaratave të të arrestuarit para policisë dhe radikalizimit të tij të dukshëm.

Sipas burimeve, i arrestuari është një 19-vjeçar dhe ka një histori të gjatë problemesh psikologjike. Ai i kish thënë hetuesve se donte të sulmonte një ushtar dhe se vetë ai kish qenë në kontakt me një pjesëtar të grupit terrorist shteti islamik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.