“Pacolli ka vendosur t’ia bëjë numrat PAN-it”

Kosovë&Rajon

Analistët politik konsiderojnë se Behgjet Pacolli shumë lehtë mund t’i bashkohet PAN-it për formimin e Qeverisë.

Në një prononcim për Gazeta Blic, Imer Mushkolaj ka theksuar se AKR e Behgjet Pacollit duket se ka vendosur që përfundimisht të jetë pjesë e Qeverisë së re me PAN-in.

Sipas tij, ultimatumi i dhënë, është blerje kohe.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Behgjet Pacolli duket të ketë vendosur që t’ia sigurojë votat e nevojshme PAN-it, respektivisht të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme. Periudha e dhënë si ultimatum nga ana e tij është më tepër blerje kohe që ai të arsyetohet brenda strukturave partiake, para elektoratit dhe para opinionit”, tha ai, përt GazetaBlic.

Përndryshe, ka shtuar Mushkolaj, që nga përfundimi i zgjedhjeve, pavarësisht deklaratave se nuk do t’i bashkohet PAN-it, Pacolli dhe AKR janë parë si partnerët më të mundshëm për krijimin e qeverisë së re.

Ndërkaq, analisti tjetër politik, Ramush Tahiri thotë se caktimi i periudhës 10 ditëshe nga Ramush Haradinaj për formimin e Qeverisë, do të thotë që kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli tashmë është pajtuar që të jetë në qeverinë e PAN-it.

“Gjykuar edhe sipas deklaratës së Ramush Haradinajt se brenda dhjetë ditësh do të krijohet Qeveria përkatëdisht do të zgjidhen institucionet e Republikes së Kosovës atëherë mund të supozohet se Pacolli do të shkojë përfundimisht me PAN edhe pse garoi dhe votat i morri ne kuadër të LAA”, thotë Tahiei për Gazeta Blic.

Sipas tij, Pacolli i ka katër deputet që është e mjaftueshme t’ia bëjë numrat Haradinajt për Qeveri edhepse njeri nga këta deputet Korab Sejdiu, ishte deklaruar më parë se edhe nëse mbetet i vetëm në qëndrimin e tijë ai nuk do ta votojë Qeverinë e PAN -it.

“Duket sheshazi se Ramush Haradinaj e ka përkrahjen e plotë të Listës Serbe dhe të minoriteteve të tjera gjë që u dëshmua me mospjesmarrjen e tyre në solidaritetin me PAN në vazhdimin e Seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës”, vlerëson ai.

Siaps Tahirit, në fakt Pacolli ka kërkuar nga koalicioni i tij LAA dhe Vetvendosje që të bëjnë marrëveshje për qeverisje dhe të bllokojnë kështu që PAN të mos e formojë Qeverinë dhe që Ramush Haradinaj të dorëzoj mandatin në mungesë numrash dhe që shansi t’i jepet mandatarit të dytë nga radhët e LAA-VV.

“Pacolli po thotë se e don Kosovën dhe jo pushtetin. Dhe këtë edhe me LAA edhe me PAN kushdo që e bënë Qeverinë dhe i ka nevojë tri-katër votat e deputetëve të Pacollit”, thotë Tahiri.

Nga LDK ndërkaq, deklaratën e Pacollit që nëse brenda 10 ditësh nuk ka marrëveshje ndëmjet Albin Kurtit dhe Isa Mustafës ai do të lëviz, nuk e shohin si ultimatum.

Lutfi Haziri nënkryetar i LDK-së, duke folur për Gazeta Blic, tha se kjo deklaratë e Pacollit më tepër është për një qeveri gjithëpërfshirëse, se sa një ultiamtum.

“Deklarata e z. Pacolli duhet të shihet në funksion të propozimit të tij për një qeveri gjithpërfshirëse, e cila e ka qëllimin politik të cilin vet z. Pacolli e ka spjeguar. Unë besoj shumë që nuk ka të bëjë me ultimatum por ndërtimi i përceptimit publik në ultimatume të ndërsjellta më shumë është me qu ujë në mulli të PAN-it se sa me qu drejtë një opsioni i cili zgjedh problem”, tha ai.

ME TE LEXUARAT