Operacioni te “Don Bosko”, detajet shokuese: Policët ishin me makinën e të arrestuarit për trafik droge

Aktualitet

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me operacionin antidrogë të tre ditëve më parë në zonën e “Don Boskos”, në kuadër të së cilit u arrestuan tre persona.

Mësohet se makina që përdornin agjentët e antidrogës mbëmjen e 1 gushtit, për të ndjekur të dyshuarin Bledi Peca, i përkiste një të arrestuari për trafik droge.

Bëhet fjalë për makinën me ngjyrë të bardhë që shihni në foto, e cila rezulton të jetë sekuestruar, por që përdorej për punë nga agjentët e antidrogës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas përplasjes me makinën “Citroen” në ngjyrë bojëqielli me të cilën lëvizte i dyshuari Bledi Peca, duken qartë shenjat e dëmtimit edhe në mjetin e përdorur nga policët.

ME TE LEXUARAT