EMRI/ Nxori në rrugë të dashurën me foshnjën 8-muajshe për të lypur, pranga të riut nga Tirana

Aktualitet

Një 21-vjeçar nga Tirana ka rënë në pranga, pasi akuzohet se nxirrte në rrugë për të lypur bashkëjetuesen e tij së bashku me foshnjën 8 muajshe.

Burime nga policia e Tiranës bënë me dije se në pranga ka rënë Embra Nuredini, banues në Tiranë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 28.08.2017, shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.2, kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit :

– Embra Nuredini, 21 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi është bërë i mundur, pasi ky shtetas më datë 28.08.2017, rreth orës 11:00 është konstatuar në bulevardin “Bajram Curri” duke lypur së bashku me bashkëjetuesen e tij dhe një foshnjë 8 muajshe.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Keqtrajtim i të miturit”, parashikuar nga neni 124/b i Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT