Nuk i ndahen polemikat, Taulant Xhaka bëhet çështje te Baseli

Taulant Xhaka është shndërruar në çështje edhe në Zvicër. Mesfushori jo vetëm te kombëtarja, por po diskutohet më së shumti edhe për situatën e tij te kampionët në fuqi.

Të ftuar në një studio televizive, ish-futbollistë të kombëtares zvicerane dhe të Baselit, sipas panoramës kanë deklaruar se situata që po krijon trajneri i ri, duke e lënë Xhakën në stol, nuk sjell asgjë pozitive për ekipin.

Kliko per me shume info

Sipas Paskal Zuberbëhler, ish-portierit të kombëtares helvete, shqiptari është një nga lojtarët më grintozë dhe me ndjeshmërinë më të lartë.

“Xhaka e ka merituar vendin në formacion me atë që ka dhënë për Baselin gjatë viteve të fundit. Është një “kafshatë” e fortë për të që të mund të pranojë këtë situatë. Lojtari në këtë rast duhet të kishte tjetër trajtim nga trajneri”, tha ish-portieri.

“Xhaka ka qenë një prej futbollistëve që e kemi parë të bëjë disa pun’ në mesfushë, si dhe të bëjë edhe rolin e mbrojtësit të djathtë. Sipas meje, është një çështje delikate që po krijohet te Baseli duke e lënë në stol që nuk do t’i shërbejë askujt”, është shprehur Zuberbëhler.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here