Nuk i kishte kthyer borxhin prej 4 mijë euro, e merr peng. Policia shpall në kërkim autorin në Velipojë

Kliko per me shume info

Një shtetas është marrë në peng në Velipojë, pasi sipas informacioneve, pengmarrësi i kishte dhënë borxh 4 mijë euro, por ai nuk ia kishte kthyer.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ndërsa menjëherë forcat e rendit ngritën një postbllok në aksin Shkodër-Velipojë për të bërë të mundur arrestimin e autorit, operacion që vijon edhe gjatë ditës së sotme.

Kliko per me shume info

Pas kësaj, tvklan shkruan se mjeti ku ishte futur pengu nuk iu bind postbllokut të policisë. Mes të tjerash thuhet se autoritetet kanë mundur të identifikojnë si pengmarrësit, i cili është nga Velipoja, ashtu sikurse dhe viktimën e kësaj ngjarjeje, një qytetar nga Shkodra. Identiteti i tyre momentalisht nuk bëhet i ditur. Sipas hetimeve të deritanishme, rezulton se mes këtyre dy personave ka pasur një marrëveshje për kthimin e borxhit mbrëmjen e së hënës. Palët janë takuar, por situata shumë shpejt është përshkallëzuar pasi viktima nuk i ka kthyer borxhin.
Në këtë moment, personi që dyshohet si autor i kësaj pengmarrjeje ka nxjerrë armën dhe nën kërcënimin e saj e ka detyruar viktimën të futet në bagazhin e makinës. Policia e Shkodrës është vënë në ndjekje të mjetit dhe po punon për lokalizimin dhe më pas lirimin e personit të marrë peng. Burime përtvklan.al thonë se identifikimi i autorit të kësaj ngjarjeje u bë përmes targave të mjetit. Mësohet se policia ka tentuar përmes familjarëve të autorit që të kontaktojë me të, për të negociuar lirimin e pengut, por deri më tani tentativat kanë qenë pa sukses.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here