Njeriu më i lumtur në botë, i pari që fiton lotarinë prej 758,7 milionë dollarësh

Kliko per me shume info

Këtë vit është arritur vlera më e lartë e fitimit të një bilete llotarie, duke kapur vlerën e 758.7 milionë dollarëve. “Çmimi i madh i Powerball prej 758,7 milionë dollarëve u fitua nga një biletë e vetme në Masaçuset, vlera më e madhe në histori për një biletë të vetme”, shkruan në Twitter “Powerball USA”, duke shtuar se dhe katër bileta të tjera kishin kapur vlerën e mbi një milion dollarëve.

Pronari i biletës fituese, e kishte blerë në një dyqan në qytetin e Chicopee (verilindje) dhe mund të paraqitet kur të dojë brenda vitit për të tërhequr paratë.

Kliko per me shume info

Sipas “Powerball USA”, ai mund të zgjedhë që të marrë shumën e fituar me këste për 30 vite, ose të marrë një shumë unike prej 480,5 milionë dollarë, gjë që preferohet më shumë nga fituesit.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here