Një kafe shoqëruar me ujë është këshillë mjekësore, në disa vende të botës e bëjnë këtë veprim

Kliko per me shume info

Kafeja pihet në të gjithë vendet e botës, por në mnëyra të ndryshme.

Në Kosovë kafja është ndër pijet më të preferuara, ndërsa kafenetë e çdo qyteti janë të mbushura me të rinj e të reja të cilët edhe në motin e nxehtë veror nuk hezitojnë të porosisin pije që përmbajnë kafeinë. Mirëpo, me siguri se keni vërejtur diçka interesant kudo që keni porositur kafe: kamerieri gjithmonë porosisë suaj ia bashkëngjitë edhe një gotë me ujë.

Kliko per me shume info

Por, a e dini pse ndodhë kjo?
Në fakt, përgjigja për këtë është shkencore.
Kafeina është diuretik, që do të thotë se e rritë shpeshtësinë se sa urinoni dhe me këtë gjë trupi humb lëngje trupore me një ritëm të shpejtë.
Prandaj njerëzit zakonisht konsumojnë ujë bashkë me kafe për ta kompensuar sasinë e ujit që humbet përmes urinimit.
Gjithashtu, duke mos konsumuar ujë gjatë kohës kur konsumoni kafe ju e rritni rrezikun për t’u dehidratuar.
Normalisht secili njeri ka nivele të ndryshme të tolerancës, prandaj për disa njerëz është e nevojshme ta konsumojnë atë gotë me ujë e për disa tjerë jo./telegrafi

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here