Një ditë pas videos shqetësuese, këngëtarja britanike zhduket

Kliko per me shume info

Këngëtarja Sinéad O’Connor menjëherë pas videos së publikuar online, ku tregonte gjendjen e saj të rënduar psikologjike, thuhet se është hospitalizuar.

Kjo video është cilësuar shqetësuese, pasi ajo thonte se ishte vetëvrasëse, e dëshpëruar dhe se jetonte në një motel në Nju Jersey. E menjëherë pas publikimit të kësaj video departamenti i Policisë së Jugut ishte thirrur në motelin Travelodge pasi dikush që pa videon e cilësoi shumë shqetësuese.

Kliko per me shume info

Por, edhe pse policia arriti në vendin e ngjarjes , këngëtarja nuk ishte aty, ajo është zhdukur dhe policia nuk ka mundur kurrë të kontaktojë drejtpërdrejt me të.
Mirëpo policia ka treguar se ka dëgjuar se O’Connor është duke u kontrolluar në një spital psikiatrik.
Në raportin e policisë thuhet se dy persona u panë duke folur me këngëtare rreth kontrollit psikiatrik.
Video 12 minutshe e publikuar nga ajo tregon se këngëtarja është shumë keq dhe se ka vetëm një njeri në jetën e saj dhe ai është psikiatri i saj.
Ajo gjithashtu tha se e bëri videon për të tjerët që janë të sëmurë mendërisht.
“Njerëzit që vuajnë nga sëmundjet mendore janë njerëzit më të prekshëm në tokë,” tha ajo. “Nuk mund ta marrim veten.”

 

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here