“Një burrë vdiq në Shkallnuer, makina e Fatos Nanos përfshihet në aksident”

Aksidenti i shkaktuar nga deputeti Aqif Rakipi sjell në vëmendjen e publikut një tjetër aksident, atë të Shkallnuerit në shkurt 2001, ku dyshohet se u përfshi Fatos Nano dhe gruaja e tij e ardhshme. Deputeti Rakipi u largua nga vendngjarja por më pas u dorëzua, ndërsa aksidenti i vitit 2001, për shkak të asaj që ndodhi më pas, u shndërrua në krim pa ndëshkim dhe bashkëpunim në zhdukjen e provave.

Vetëm tre ditë nga shkurti 2001. Errësira ka rënë ndjeshëm rreth orës 19 të darkës. Një makinë rrëmben një kalimtar e përplas për tokë. Një dëshmitar ka parë gjithçka nga pika e karburantit pranë aksidentit. Në vendngjarje vjen policia rrugore, por ajo që identifikohet është vetëm viktima. Petrit Islami 70 vjeç.

Kliko per me shume info

Kërkimet mbeten vetëm dialogje pa përgjigje në radio policie. Makinën e përpin dheu, udhëtarët e natës gjithashtu.

Çështja Penale Nr.45 pezullohet për mos zbulim të autorit më 25 Korrik nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Robert Qirjo, ishte shef i qarkullimit rrugor të Durrësit në kohën e ndodhjes së aksidentit. Dëshmia e tij u zhduk nga dosja hetimore. DITA ka botuar sot këtë dokument që mendohej i zhdukur, por doli në dritë gjatë një rihapje të hetimit në nëntor 2004

Hetuesi: Më shpjegoni edhe një herë të vërtetën sipas asaj që di.

Robert: Ngjarja ka ndodhur në orën 7.30 te datës 3 shkurt 2001. Kam qenë në lëvizje. Më njofton patrulla për një aksident: është gjetur një person në asfalt. Kam shkuar menjëherë atje. Njoftova oficerin e rojes .Vajti grupi. Shkova tek vendi i ngjarjes. Atje mora vesh se kishte vdekur.

Hetuesi: Në çfarë asfalti ndodhi kjo?

Robert: Në Shkallnuer. Ishte kohë me shi. Kam parë vëndin e ngjarjes. Me përjashtim të disa copave të xhamit, që për mendimin tim ishin copat e pasqyrës së krahut të djathtë nuk kam parë gjë tjetër.

Hetuesi: Personi ishte i vdekur, apo e kishin nisur për në spital?

Robert: Ishte nisur për në spital.

Hetuesi: Patrullën e keni gjetur aty?

Robert: Jam lidhur direkt me Tiranën me 63-shin. Zoti Toska e di mirë këtë se kush është dhe pas një ore më kthyen përgjigje se nuk po vjen asnjë makinë të dhënat e së cilës pak a shumë i kishim përshkruar. Atëherë kam marrë makinën në vend ngjarje dhe kam shkuar deri ne Romanat. Nuk gjeta gjë. U ktheva, u lidha prapë me Tiranën (63), ka ndërhyrë pastaj nëndrejtori i Policisë së Tiranës.

Hetuesi: Si quhet ky?

Robert: Sokol Bizhga. Me pas më është dhënë përgjigja në Drejtorinë e Policisë Durrës se Niko Brahimaj, atëherë ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Policisë Kriminale, po e ndiqte këtë problem. Në drejtori me thanë lëre atë punë se personi që ka bërë aksidentin është njeri tepër i nderuar dhe nuk bëhet shaka me të .

Hetuesi: Si ta thanë emrin?

Robert: Nuk e mbaj mënd.

Hetuesi: Ligji të detyron

Robert: Pyesni drejtorin, Niko Brahimajn.

Shefi i qarkullimit Robert Qirjo merret sërish në pyetje më 10 Korrik 2001.

Hetuesi: Çfarë kujtoni nga kjo ngjarje?

Robert: Po, erdhen këto ditë dy specialistë nga Ministria e Rendit . Ariani, drejtori im më tha që të mos i takoja.

Hetuesi: Përse?

Robert: Fjala kishte marrë dhenë në Durrës se aksidentin e kishte bërë Fatos Nano, bile “Benz”-in e kishte fshehur në magazinën e…. Ishte ndërruar “Benz”-i i aksidentit atë natë me një tjetër që të mos kapej në hyrje të Tiranës.

Hetuesi: Kush?

Robert: Ju lutem pyesni drejtorin…

Hetuesi: Po atë djalin që ka parë atë natë aksidentin a e keni thirrur ndonjëherë në polici?

Robert: Patrullës i kishte thënë se në makinën që bëri aksidentin ishte një burrë me syze dhe nje grua doli nga makina . Ai i kishte parë nga karburanti që është shumë afër vëndit ku ka ndodhur aksidenti. Sipas djalit, nga pas makinës doli nje person tjetër që e ka hedhur viktimen në kanal afër rrugës dhe “Benz”-i ka ikur me shpejtësi.

Hetuesi: Po targa?

Robert: Ai djali nuk e mbante mënd mirë, por na tha se me sa dukej ishte 8227 E. Megjithatë nuk ishe i sigurt .Kemi hetuar plot. Po hetojmë edhe Ministrinë e Pushtetit Lokal. Atje ka një “Benz” të tillë.

Hetuesi: Konkretisht?

Robert: Nuk e di. Kaq munda. E di drejtori, e di Arjani…

SHARE

1 COMMENT

  1. Gjithe keta zyrtare te larte te perfshire ne fshehjen e krimit! Dhe keta zyrtare vazhdojne te bejne karriere e te vjedhin pafund. Si mundet ky popull te duroje kaq shume poshtersira e per me teper kur behen haptazi?! Shqiperia eshte e marre fund me kete popull indiferent…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here