Ngjarje tragjike në Librazhd, 14-vjecari hyn të lahet në Shkumbin por del i vdekur

Kliko per me shume info

Një ngjarje tragjike ndodhi pasditen e sotme ne Librazhd, ku nje i mitur ka gjetur vdekjen në ujërat e lumit Shkumbin.

Policia lokale lajmeroi se viktima me iniciale K.A, 14 vjeç mësohet se ka qenë duke u larë në lumë së bashku me të vëllanë dhe kushëririn e tij, kur është mbytur.

Kliko per me shume info

Ata kanë tentuar ta shpëtojnë por nuk kanë arritur ndersa policia thotë se 14-vjeçari ka ndërruar jetë për shkak të ujit të tepërt që kishte pirë duke i bllokuar mushkerite.

Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore dhe proceduriale për rastin.

Deklarata e policise:

Më datë 15.08.2017 duke u larë në lumin Shkumbin është mbytur, shtetasi i mitur K.A., 14 vjeç banues në fshatin Hotolisht.

Shtetasi K.A kishte qenë duke u larë në Lumin Shkumbin, së bashku me vëllain dhe kushuririn e tij. Të dy kishin tentuar për të shpëtuar 14 vjeçarin por nuk kishin mundur dhe për shkak të ujit të tepërt që kishte pirë 14 vjeçari ndërroi jetë.

Grupi hetimor u dërgua menjëherë në vëndngjarje dhe po kryen veprimet hetimore dhe proçeduriale./lajmifundit.al

1 COMMENT

  1. O Sali, kritikoje ca Edin pse nuk ka vene roje prane lumenjeve se po mbyten njerezit!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.