‘’Next’’/ Sekuestrohen 43 kg drogë në Tiranë, arrestohet në flagrancë poseduesi

Kliko per me shume info

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin anti-drogë të koduar ‘’Next’’, duke sekuestruar 43 kilogramë e 550 gramë lëndë narkotike, një automjet dhe 2 aparate celularë.

Blutë njoftojnë se nga ky operacion, kanë vënë në pranga poseduesin e tyre, shtetasin Alfred Murati, 35 vjeç, banues në fshatin Nuaj, Njësia Administrative Cudhi, Krujë.

Kliko per me shume info

Njoftimi:
Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Next”.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale të D.V.P.Tiranë.

Sekuestrohen 43 kilogramë e 550 gramë lëndë narkotike, një automjet dhe 2 aparate celularë.

Policia arreston poseduesin e tyre.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së posaçme të operacioneve speciale, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas transportonte në kryeqytet sasi të konsiderueshme lënde narkotike duke përdorur automjetin e tij, organizuan dhe zhvilluan operacionin antidrogë të koduar “Next”,.

Si rezultat i operacionit u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit :

– Alfred Murati, 35 vjeç, banues në fshatin Nuaj, Njësia Administrative Cudhi, Krujë.

Ky shtetas më datë 12.08.2017, është konstatuar duke lëvizur me automjetin e tij tip “Mercedez” në aksin rrugor Fushë Prezë – Rinas dhe është ndaluar nga shërbimet e policisë në fshatin Ahmetaq, ku gjatë kontrollit fizik të ushtruar në automjet janë gjetur qese plastike të mbushura me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

– 43 kilogramë e 550 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.

– Automjeti tip “Merecedez”.

– 2 aparate celularë.

Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale ” Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here