Nëna e terroristit të sulmit në Barcelonë: Djali në burg, ose të vdesë

Kliko per me shume info

Nëna e Younes Abouyaaqoub, personi që dyshohet të ketë qenë në timonin e furgonit të përplasur mbi njerëzit e pafajshëm në Barcelonë, i bëri thirrje të birit t’i japë fund arratisë e të dorëzohet tek autoritetet. Pohimin për agjencinë e lajmeve “Reuters” e bëri një kushërirë e 22-vjeçarit.

“Ajo do që ai të shkojë në polici e të dorëzohet. Vet e ëma e tij preferon ta shohë më mirë në burg, ose të vdekur, sepse nuk dëshiron të shohë e të dëgjojë për vrasje të tjera”, tha mbesa.

Kliko per me shume info

Qyteti i Ripollit, i ngritur në kodrinat e Pirenejve pranë kufirit francez, është kthyer në epiqendrën e hetimit, si zona ku jetonin 4 të dyshuarit me origjinë marokene.

Dokumentet që “Reuters” ka mundur të shohë tregojnë se, veç Abouyaaqoub, lista e policisë e të përfshirëve në sulme përmban edhe emrin e 17-vjeçarit, Moussa Oukabir, atë të 18-vjeçarit Said Aallaa dhe Mohamed Hychami, 24 vjeç. Të premten, një apartament i këtij qyteti u bastis nga forcat e rendit, të lëshuara në gjuetinë e bashkëpunëtorëve të mundshëm, e ku është zhvilluar i nënti kontroll i befasishëm.

Shefi i policisë së Katalunjës nuk e përjashton mundësinë, që Abouyaaqoub të ketë kaluar tashmë në territorin francez.

Ekspertët mendojnë ndërkohë se atentati në Barcelonë dhe incidenti në Cambrils mund të kenë pasoja në të ardhmen e Katalunjës, përpjekjet e së cilës për pavarësi rrezikojnë të marrin një goditje të fortë. Ato tregojnë se rajoni autonom ka një problem sigurie, ndërsa shtypi vendas pretendon se zyrtarët atje nuk i respektojnë prej muajsh më udhëzimet e Madridit./tch

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here