Nën efektin e alkoolit, futbollisti shqiptar aksidenton tre persona me makinë

Kliko per me shume info

Probleme për Elvis Kabashin, futbollistin shqiptar, rezident në Massa të Italisë. Mediat italiane shkruajnë se rreth orës 01.30 të mbrëmjes së djeshme, Kabashi ka shkaktuar një aksident të rëndë automobilistik në Forte Dei Marmi, në të cilin janë përfshirë dy makina dhe një motor.

Duke cituar policinë, mediat vendase shtojnë se një makinë tip “Mercedes” që drejtohej nga Kabashi, ka goditur një mjet “Fiat” duke nisur dinamikën e përplasjes.
Ndërkohë pas kontrollit të policisë, Kabashi rezultoi pozitiv ndaj testit të alkoolit dhe si masë parandaluese i është hequr patenta ndërsa hetohet ngjarja nga e cila kanë mbetur të plagosur tre persona.

Kliko per me shume info

“Mes tyre, më rëndë është një 33-vjeçare nga Breshia, e cila është në gjendje të rëndë, e shtruar në reanimacionin e Versiljas. Një 41-vjeçar dhe një vajzë tjetër kanë pësuar dëme më të lehta”, raportojnë mediat italiane.

Policia bashkiake ka bërë të ditur paraprakisht se makina e Kabashit, pasi ka goditur “Fiat”-in që drejtohej nga një turist arab, ka kaluar në korsinë tjetër duke përplasur motorin që po i vinte përballë.

Ndërkohë kujtojmë se më 1 korrik, atij i përfundoi edhe kontrata afatgjatë që kishte lidhur 5 vite më parë me Juventusin, duke mbetur tashmë pa ekip.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here