Në kërkim ndërkombëtar, kapet sërish 44 vjeçari i akuzuar për ‘’Shfrytëzim prostitucioni”

Kliko per me shume info

Një shtetas me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i dënuar me 5 vjet e 6 muaj burg për veprën penale ‘’Shfrytëzim prostitucioni’’ është ndaluar nga policia e Shijakut ditën e sotme.

Sipas bluve, bëhet fjalë për shtetasin Rudin Çalliku 44 vjeç, banues në Xhafzotaj Durrës.

Kliko per me shume info

Çalliku ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma dhe u ndalua me qëllim ekstradimi drejt Italisë, pasi Gjykata e Venezia Itali me Vendimin Nr. 116/2002REG.Gl, datë 12.11.2004 e ka dënuar me 5 vjet,6 muaj dhe 15 ditë burgim, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni” parashikuar në neni 3.4,575 dhe ligjit Nr.75, datë 20.02.1958 të Kodit Penal talian.
Maksimumi i dënimit ëahtë 24 vjet burg.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
Por kush eshte Rudin Çalliku?
Sipas mediave italiane, ai është dënuar nga drejtësia italiane në gjyqin ndaj organizatës të njohur si “Kanun”.
Mbi te rendojnë një sërë veprash të rënda penale në vendin fqinj, nga posedimi i paligjshëm i armëve deri tek vjedhja me pasoja të rënda; Nga shfrytëzimi i prostitucionit në trafik droge; nga vrasja e mbetur në tentativë deri tek krimet kundër pasurisë.
Ai ishte arrestuar edhe ne vitin 2014, pasi prej 11 vitesh ishte i kerkuar ne Apenine.
Lajmi ne 30 janar 2014:
Një tjetër “VIP” i krimit në Apenine, shijaks që fshihet prej 11 vjetësh, është kapur nga blutë bregdetarë për llogari të drejtësisë italiane.
Drejtoria e policisë së shtetit e qarkut të Durrësit njofton se në mesditën e 30 janarit 2014 është kapur në qytetin e Shijakut shumë i kërkuari Rudin Çalliku, 40 vjeç, me banim në qytetin buzë Erzenit.
40-vjeçari u shpall “i kerkuar” nga zyra qendrore kombëtare Interpol Tirana më 26 qershor 2012.
Po sipas këtij burimi zyrtar, Interpol Roma ka njoftuar homologët shqiptarë se autoritetet gjyqësore të Gjenovës në Itali kanë lëshuar ndaj Çallikut urdhër arresti qysh më 18 mars 2002.
Togat e zeza italiane e kanë akuzuar për trafik droge, tentativë vrasjeje dhe pjesëmarrje në organizata kriminale mafioze. Maksimumi i dënimit arrin në 24 vjet heqje lirie.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.