Ndjekja e çmendur e grabitësve shqiptarë me BMW përfundon me pasoja

Një ndjekje me pasoja të rënda për dy policë italianë i regjistrua mbrëmjen e shkuar në Parma. Policia ishte vënë në ndjekje të një bande grabitësish prej tre personash, dy prej të cilëve janë arratisur tanimë dhe një i tretë, një 32 vjeçar shqiptar i quajtur Bardhok Lleshaj është arrestuar.

Bashkëpunëtorët e tij mundën të arratiseshin nëpër fusha pa lënë gjurmë, por identifikimi i tyre është çështje kohe. Rritja e vjedhjes së shtëpive në zonën Correggio, bëri që policia të shtonte patrullimet dhe vetëm natën e kaluar, arritën të pikasnin grupin që kishte kryer grabitje të shumta si të bizhuterive, si dhe të një automjeti tip BMW, me të cilën qarkullonin.

Kliko per me shume info

Makina është vjedhur në Parma në qershor. Ndjekje mbrëmë, menjëherë pas mesnatës, ka krijuar alarm të madh në mesin e qytetarëve.

Mediat italiane e konsiderojnë si ndjekje të çmendur atë që ndodhi natën e shkuar, duke kulmuar me përplasjen e makinave të policisë dhe të grabitësve. Nga përplasja e dhunshme, BMW-ja ka përfunduar në kanal dhe makina e policisë bllokoi rrugën. Për pasojë, dy policë mbetën të plagosur, njëri prej të cilëve është në spital, ndërsa tjetrit duhet të qëndrojë 10 ditë në shtëpi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.