Ndërtonin pa leje në Tiranë, policia i kap mat. E pësojnë 8 persona

Kliko per me shume info

Policia e Tiranës ka arrestuar një person, ka proceduar në gjendje të lirë tre dhe ka shpallur në kërkim dy persona të tjerë, për ndërtim të paligjshëm.

E ndërsa po punohet shoqërimin e 2 shtetasve të tjerë, blutë e Tiranës kanë arrestuar për ndërtim të paligjshëm shtetasi, Flamur Miha, 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi në banesë është konstatuar duke kryer punime pa lejen përkatëse.

Kliko per me shume info

Janë proceduar në gjendje të lirë për ndërtim të paligjshëm shtetasit, H.F., 75 vjeç, A.H., 67 vjeç dhe Z.T., 63 vjeç.

Janë shpallur në kërkim për ndërtim të paligjshëm shtetasit, I.M., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi në banesë ka kryer punime pa lejen përkatëse, U.A., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi në lokalin në pronësi të tij ka kryer punime pa lejen përkatëse.

Punohet për shoqërimin e shtetasve , A.O., 26 vjeç dhe A.C., 43 vjeç (banues në Tiranë) pasi në banesë kanë kryer punime pa lejen përkatëse.

Gjatë 24 orëve të fundit evidentohen 8 ndërtime pa leje në juridiksionin e Tiranës. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Ndërtim pa leje”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here