Muri do ndalojë drogën? DEA nxjerr bllof presidentin Trump

Presidenti Donald Trump ka deklaruar se muri që planifikon të ngrejë në kufirin SHBA-Meksikë do të ndihmojë në ndalimin e trafikut të drogës drejt Amerikës. Por ka një problem!

Një raport i agjencisë DEA thotë se drogërat në Shtetet e Bashkuara kryesisht mbërrijnë në rrugë ajrore, detare, apo të fshehura në automjete.

Kliko per me shume info

Raporti prej 24 faqesh i përgatitur nga agjencia e luftës kundër drogës konstaton se drogërat që vijnë nga Meksika shpesh herë hyjnë përmes kufirit jug-perëndimor, por të fshehura në automjete pune, si traktorët.

Për më tepër, vijon raporti, drogërat që vijnë nga Kolumbia transportohen kryesisht me avionë dhe varka.

“Organizatat kriminale ndërkombëtare zakonisht dërgojnë sasi të konsiderueshme droge për në Amerikën Veriore përmes ishujve Bahamas, ose Jugut të Floridës, duke përdorur një shumëllojshmëri mjetesh lundruese që përfshijnë varka të shpejta, peshkimi, jahte dhe madje anije tregtare”, thotë raporti i DEA-s.

Në një konferencë shtypi ditën e hënë, presidenti Trump rikthehu në vëmendje murin që ka premtuar se do të ngrejë përgjatë kufirit me Meksikën. “Droga po vërshon në nivele që askush s’i ka parë më parë. Ne do të mund ta ndalim sapo të jetë ngritur muri”, tha Trump.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.