Dedikimi prekës i zëdhënëses për ministren e lënë jashtë qeverisë “Rama 2”

Eglantina Gjermeni, ish ministrja e Zhvillimit Urban mbeti jashtë kabinetit të ri të qeverisë “Rama 2” për shkak se ministria në fjalë nuk do të ekzistojë më të paktën për katër vitet e ardhshme.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, zëdhënësja e ish ministres, Albana Qehajaj, shprehet e emocionuar teksa vlerëson figurën e Gjermenit.

Kliko per me shume info

“Jeta shpesh i testoka njerëzit. Por falë teje unë mësova që sa më e pjerrët jeta, aq më të forta janë këmbët për të ecur përpara. Për aq sa pata kënaqësinë të punoja me ty, u ndjeva krenare se ia dolëm. Më e mira s’ka ardhur ende nëna, gruaja dhe që sot mikja ime fisnike”, shkruan ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here