Ministrat sipas qarqeve, kryesojnë Tirana e Shkodra. 5 zona pa emra në kabinet

Kliko per me shume info

Zona më e përfaqësuar është Tirana, e cila ka 5 nga 14 emrat e kabinetit të ri qeveritar. Majko, Xhafaj, Xhaçka, Ahmetaj dhe Manastirliu ishin në listat fituese të PS-së dhe tashmë do të drejtojnë edhe nga një dikaster.

Qarku i dytë më shumë i përfaqësuar është Shkodra. Përveç Bushatit në qeveri ka ardhur edhe Senida Mesi, e cila ishte e treta në listën fituese.

Kliko per me shume info

Ndërsa nga një ministër kanë Gjirokastra, Lezha, Vlora, Korça dhe Berati.

Por ajo që bie në sy është fakti që pesë qarqe nuk kanë asnjë ministër. Elbasani, Kukësi, Dibra, Fieri dhe Durrësi nuk kanë asnjë ministër. Elbasani duket se ka marrë si shpërblim emërimin e Ballës në postin e kryetarit të grupit, ndërsa Fieri ka si përfaqësues të tij Gramoz Ruçin si kryetar Kuvendi. Ndërsa tre qarqet e tjera nuk kanë ndonjë pozicion të rëndësishëm në ‘tortën e re’ të pushtetit.

Ministrat sipas qarqeve

Zv.kryeministre- Senida Mesi (QARKU SHKODER)

Minister Shteti per shqiptaret jashte kufijve- Pandeli Majko (QARKU TIRANE)

Minister Shteti per sipermarrjen- Sonila Qato –

Minister i Jashtem- Ditmir Bushati (QARKU SHKODER)

Minister i Brendshem- Fatmir Xhafaj (QARKU TIRANE)

Ministria e Mbrojtjes- Olta Xhacka (QARKU TIRANE)

Ministria e Drejtesise- Etilda Gjonaj –

Ministria e Kultures- Mirela Kumbaro (QARKU GJIROKASTER)

Ministria e Financave, Ekonomise, Punës- Arben Ahmetaj (QARKU TIRANE)

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinise- Lindita Nikolla (QARKU LEZHE)

Ministria e Shendetesise dhe Kujdesit Social- Ogerta Manastirliu (QARKU TIRANE)

Ministria e Energjise dhe Infrastruktures- Damian Gjiknuri (QARKU VLORE)

Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural- Niko Peleshi (QARKU KORCE) /Panorama

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here