Drejtori i Milan tregon vendimin drastik që do të marrin nëse nuk kualifikohen në Champions League

Sport

Drejtori i klubit të Milan, Marco Fassone, është shprehur  se në rast të mos përmbushjes së objektivit të këtij sezoni, kualifikimi në “Champion League”, atëherë merkaton e verës së ardhshme do të duhet të ulin shpenzimet.

Ai në një intervistë të dhënë për mediat italiane  ka thënë se qëndrimi larg kompeticonit më të rëndësishëm evropian për sezonin e ardhshëm do ta detyrojë ekipin të shesë 1 apo 2 lojtarë “big”, raporton “Football Italia”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po punojmë që tani për të mbushur arkën pas shpenzimeve dhe besoj se brenda fillimit të 2018-ës do të arrijmë të respektojmë “fair-play financiar”. Aktualisht kemi shpenzuar 120 milionë euro, një shumë e madhe, por jo e tmerrshme”, theksoi Fassone.

Ne shpresojmë që projekti që kemi nisur të ketë sukses, ndërkohë që i kemi prezantuar UEFA-s një plan A dhe B në rast se dështojmë. Objektivi do të jetë kualifikimi në “Champions League”, por edhe nëse nuk arrijmë kjo nuk do të jetë një dramë. Në këtë rast, investimi që do të bëjmë pas një viti do të jetë më i ulët dhe do të largojmë një apo dy lojtarë “big”. E përsëris, ne synojmë një vend në Champions League, por shohim edhe rastin më të keq, në mënyrë që të sigurojmë një Milan të shëndoshë financiarisht në të ardhmen”, u shpreh Fassone.

ME TE LEXUARAT