“Merrni dhe Patozin”, Julian Deda i përgjigjet deputetit të PD-së: O shoku…

Kliko per me shume info

Koordinatori në PD, Julian Deda, ka reaguar ndaj deputetit Agron Shehaj, pas ironisë së tij sa i takon lajmit se Majlinda Bregu mund të përfshihej në kabinetin “Rama2”.

Shehaj, që ishte i pari i listës së PD-së në Vlorë, shkruante sot se Rama duhet të merrte edhe Patozin, duke sulmuar kështu kritikët e Bashës.

Kliko per me shume info

Ndërkohë, Deda i kujton Shehajt se nuk ka asnjë kontribut në Partinë Demokratike.

Përgjigjja 

O shoku deputet i pasur, para se te lutesh qe Rama te te marre njerezit e partise ku ti u bere deputet pa asnje lloj kontributi politik, lutu qe qarku, ne te cilin ti ishe i pari ne liste te mos dale me me ate lloj rezultati katastrofik historik siç doli kesaj rradhe. Mbi te gjitha lutu, qe Rama dhe Veliaj te bien nga pushteti. Apo kete lutje nuk e ben dot meqe ky i dyte te ka respektuar, te ka qene per vizite..?!

P.s. Deputet qe luten per perçarje, nuk kisha degjuar ndonjehere. Aq me teper ne kundershtim te plote me linjen e Kryetarit Basha, i cili deklaroi se çdo ikje nga PD na demton. 😜

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here