Sherri me armë në lokal, me tre të plagosur, ja emrat e 4 të arrestuarve në Elbasan

Aktualitet

Policia beri me dije se shtetasit Hajdar Bako (Çopja) (Hysa), 33 – vjeç, Alfred Gjini, 38 – vjeç, Klevis Gjini, 26 – vjeç dhe Emiljano Gjini, 22 – vjeç janë arrestuar nga Policia e Elbasanit.

Në një njoftim të shpërndarë për mediat, policia sqaron se arrestimi u bë për shkak të përfshirjes së tyre në konfliktin me armë në fshatin Katund i Ri, të ndodhur mesditën e kësaj të premteje. Ngjarja ndodhi në sheshparkimin e mjeteve në një lokal në këtë fshat.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shkak për këtë konflikt, sipas policisë janë bërë motive të dobëta. Fillimisht personat e përfshirë në të janë goditur me sende të forta dhe më pas sherri është përshkallëzuar duke çuar në përdorimin e armëve të zjarrit.

Në konflikt dyshohen të jenë përfshirë Hajdar Bako dhe F.G, 25 – vjeç njëra palë dhe në palën tjetër janë përfshirë Alfred Gjini, Klevis Gjini dhe Emiljano Gjini.

Të lënduar nga kjo ngjarje mbetën katër persona, 2 u plagosën me armë zjarri dhe 2 të tjerë u dëmtuan me sende të forta.

Hajdar Bako është plagosur me armë zjarri në krahun e djathtë, ndërsa Klevis Gjini, është plagosur me armë zjarri në këmbën e djathtë.

Dëmtime të tjera fizike me mjete të forta në kokë kanë marrë Alfred Gjini dhe Emiljano Gjini.

Në vendngjarje janë gjetur një krëhër pistolete model 56 mm, me 6 copë fishekë model 56 mm, 17 gëzhoja, nga të cilat 16 gëzhoja janë model 54 mm dhe një gëzhojë të kalibrit 9 mm, si dhe tre automjete me targa AA 688 DC, AA 528 MC dhe AA 448 KT.

Policia thotë se vijon puna për kapjen e 25 vjeçarit F.G, i cili dyshohet të jetë përfshirë në këtë ngjarje.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

ME TE LEXUARAT