Mbytja e vajzës, pushuesja tregon tmerrin: U hutuam, s’dinim si t’i ndihmonim

Një prej pushueseve në plazhin e Portonovës ku u mbyt në det një vajzë 10 vjeçare ka rrefyer momentet e ankthit që kanë përjetuar. Gruaja deshmitare e ngjarjes se rende, tregon se të gjithë ishin në panik dhe nuk dinin si tu vinin në ndihmë dy fëmijëve dhe xhaxhait të tyre pas thirrjes për ndihmë që po mbyteshin.

Deshmitarja shprehet se fillimisht në det drejt tyre vrapoi e ëma e vajzave dhe pastaj hyri dhe ajo dhe dy burra. Sipas saj vajza ishte e pajetë dhe e mbante për flokësh xhaxhai i saj.

Kliko per me shume info

“Nuk i pashë kur u futën në det vetëm i dëgjova kur thërrisnin për ndihmë. Të gjithë ishin të hutuar këtu, nuk dinim çfarë të bënim, si ti ndihmonim. Fillimisht hynë afër por nuk di si përfunduan atje, si duket i ka marrë rryma. Edhe ne që donim ti ndihmonim kishim frikë, por një grua hyri për ti ndihmuar, unë, dy burra të tjerë. Vajza nuk ishte e gjallë, e mbante për flokësh ai burri, xhaxhai. Vajzën tjetër nuk e pashë. Në det ishin dy fëmijët dhe ai burri”, ben me dije gruaja.

Policia ka lajmeruar se pasditen e sotme, 10 vjeçarja A.H u mbyt në det ndërsa lahej, ndërsa shpëtuan mrekullisht motra e saj, nëna dhe xhaxhai, citon oranews.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here