“Mbrëmja” sekuestron 447 gramë heroinë në Durrës, shpallet në kërkim pronari

Kliko per me shume info


Mbremja, kapet droge ne Durres by agjencialetraalOperacion antidrogë i koduar “Mbrëmja”, sekuestrohen Heroinë, peshore, fishekë luftarakë e armë e ftohtë.

Sekuestrohet 447.5 gramë Heroinë, peshore elektronike dhe mekanike, armë e ftohtë dhe 124 copë fishekë, shpallet në kërkim poseduesi i tyre.

Kliko per me shume info

Burimet zyrtare thane se specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas dispononte një sasi lënde narkotike të llojit Heroinë, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin antidrogë të koduar “Mbrëmja”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit B.K. në Shijak u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• 447.5 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë;

• një peshore mekanike dhe një peshore elektronike;

• një thikë me gjatësi 27 cm dhe

• 124 copë fishekë model 56.

Shtetasi B.K, pronari i banesës, nuk ndodhej në banesë në momentin e kontrollit dhe është shpallur në kërkim ku vijon puna për kapjen e tij

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale
” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar në nenet 283/1, 278/4 dhe 279 të Kodit Penal.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here