Mbi 1000 kontenierë me plehra nga Italia në Shqipëri, prokuroria merr një vendim

Një vendim është marrë nga Prokuroria për Krime të Rënda, në lidhje me hetimet e nisura pesë muaj më parë për futjen e 1300 kontenierëve me mbetje urbane dhe industriale nga Italia.

Mësohet se prokuroria ka pezulluar hetimet. Burime nga grupi hetimor, kanë bërë të ditur se gjatë kësaj kohe, hetuesit shqiptarë nuk kanë arritur të gjejnë asnjë provë se nga porti i Durrësit kanë hyrë mbetje të tilla.

Kliko per me shume info

Nga këqyrja e praktikave në dogana për periudhën kur pretendohet se ka ndodhur hyrja e këtyre kontenierëve, nuk rezulton të ketë ndodhur asgjë e tillë.
Ndërkohë, burimet theksojnë se prokuroria shqiptare është në pritje të një përgjigje nga pala italiane nëse ata kanë të dhëna se nga vendi fqinj kanë hyrë ngarkesa me mbetje. Deri në mbërritjen e këtyre përgjigjeve hetimi në Shqipëri do të jetë i pezulluar. Lajmi se në vendin tonë kishin hyrë mbetje urbane dhe industriale u bë publik nga portali periferik dhe pak i njohur “Pianeta Italia”. Sipas këtij portali në vendin tonë ishin zhdukur 1300 kontenierë me mbetje që kishin destinacion përfundimtar Maqedoninë. Por, nga hetimet e prokurorisë shqiptare rezulton se kjo sasi mbetjesh nuk ka hyrë asnjëherë në Shqipëri.

Skandali
Gjithçka ka ndodhur në muajin mars të këtij viti. Në lajmet e publikuara nga mediat italiane, 1300 kontenierët dyshohet se ishin nisur nga porti “Gioia Tauro” dhe mbërritën në portin e Durrësit, por më pas u humbën gjurmët. 1300 kontenierët të dërguar nga Italia në Shqipëri janë zhdukur pa lënë gjurmë. Këto kontenierë ishin destinuar të shkonin në deponimin e Shkupit, por aty nuk arritën asnjëherë. Ndërkohë, biznesi i plehrave shqetëson qytetarët e Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Në muajin mars të këtij viti, Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë, Adriatik Llalla, ka zhvilluar një takim me Prokurorin e Antimafies italiane Franco Roberti. Debati ka qenë gjerësisht për trafikun e drogës dhe armëve, luftën kundër riciklimeve të mbeturinave toksike të bërë nga mafia italo-shqiptare dhe shkëmbimeve të numrave e të dhënave për të hetuar më thellë. “Prokuror, mijëra kontenierë të nisur nga porti “Gioia Tauro” në Kalabri drejt Maqedonisë kanë zbarkuar në Durrës dhe janë zhdukur gjatë rrugës. Dukej se përmbanin mbetje urbane dhe industriale. Shqipëria është kthyer në kazanin e plehrave të Europës?”, është ushtruar atë kohë kjo pyetje nga një gazetar.

Diplomati i lartë në Tiranë shikoi disi i çuditur dhe ngriti supet. I shmanget pyetjes, por e bën vetëm për sa i përket sekretit institucional. Pastaj dha një përgjigje: “Italia dhe Shqipëria po hetojnë mbeturinat e zhdukur në rrugën Ballkanike. Disa dokumente treguan atë kohë se në vitin 2016, të paktën 1300 kontenierë, prej 22 tonelata secila dhe zyrtarisht të destinuara për t’u shkarkuar në Dresla, Maqedoni, nuk e kanë kaluar kufirin shqiptaro-maqedonas.
Të shkarkuara më parë në portin e Durrësit, në Shqipëri, të nisura nga porti i “Gioia Tauro” në Kalabri, duhet të ishin shkarkuar në Shkup, Maqedoni, në deponime më të madh të shkarkimit të mbeturinave në Europë, menaxhimi i së cilës i është besuar aktualisht një kompanie italiane.Në vitin 2016 kompanitë ndërkombëtare të anijeve kanë dorëzuar 24.816 kontenierë nga e gjithë bota dhe transit nga porti italian i Gioia Tauro. 2604 u dërguan në Maqedoni. Nëpërmjet kufirit doganor të Qafë-thanës që ndan Shqipërinë dhe Maqedoninë, këto kontenierë nga 22 ton secili nuk janë parë, në të vërtetë kanë kaluar vetëm 1130.
Ndërkohë, atë kohë autoritetet maqedonase kanë nisur një hetim tashmë prej kohësh lidhur me çështjen. Shumë spekulojnë se këto kontenierë janë fshehur në tunele të nëndheshme dhe bunkerë të mëdhenj në Shqipëri, ku Guarda di Finanza dhe zyrtarët e ambasadës italiane në Shqipëri e Maqedoni bënë kërkime për gjetjen e këtyre kontenierëve të mbushur me mbetje toksike dhe urbane.
Eva Netkovska, funksionare e lartë në Institutin e Tregtisë së Jashtme, në Shkup, atë kohë ka mohuar kategorikisht që kjo ngarkesë të ketë hyrë në Maqedoni, të paktën në mënyrë legale. Netkovska tha se Qeveria maqedonase për dy herë radhazi në vitin 2016 ka kundërshtuar autorizimin për importin e plehrave të kërkuara nga kompanitë lokale në vend. Atëherë lind pyetja, ku përfunduan këta 1300 kontenierë?
Hetimi i kryer nga policia italiane ka theksuar mundësinë që mbetjet të jenë groposur në Shqipëri. Sipas informacioneve të hetimeve italiane, Shqipëria është përfshirë tashmë kokë e këmbë në biznesin e mbetjeve të rrezikshme dhe mafia kontrollon trafikun e tyre. Por nga hetimet kryera nga prokuroria shqiptare lidhur me këtë çështje, nuk është mundur të gjendet asnjë provë për futjen e kontenierëve nga Porti i Durrësit dhe groposja e tyre në Shqipëri, ashtu siç edhe u pretendua.

Hetimet
Hetimi i policisë italiane ka evidentuar mundësinë që mbetjet të jenë futur nëntokë në Shqipëri. Sipas medieve italiane atë kohë, Shqipëria rezulton e përfshirë në biznesin e mbetjeve. Në disa rajone fshihen ose digjen. Shpesh, përveç mbetjeve normale, importohen edhe ato të rrezikshme. Qeveria maqedonase ndaloi hyrjen e kontejnerëve që vinin nga Italia. Dhe pa to, biznesi i madh i Dreslës, landfilli më i madh i Evropës, humb fitimet e mëdha.
Dhe pikërisht në këtë nyje të ndërlikuar institucionale futen skuadronet e vdekjes, të helmimit ambiental. Si në Argjentinën e Kolonelëve, mbërritën me shpejtësi, për të pastruar. “Të zhdukurit” nuk kanë emër e mbiemër, por siglën e kutive të çelikta të zbarkuar në Durrës. Të vdekurit në këtë rast do t’i numërojë koha. Koha tragjike e helmeve që shkatërrojnë e vrasin më tepër se armët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.