Mbani shënim vajza, ja rastet kur nuk duhet ti shkruani apo telefoni të dashurit

Kliko per me shume info

Ke filluar një lidhje të re, në të cilën je zhytyr kokë e këmbë dhe gjatë gjithë ditës mendon vetëm për atë.

Do të doje ta kishje gjithmonë pranë dhe të mungon çdo orë larg tij.
Kjo situatë është normale për çiftet e dashuruara, por kij parasysh se meshkujt zakonisht largohen nga femrat të cilat bëhen shumë posesive dhe të bezdisshme. Jo më kot populli thotë: “Gjella me kripë e kripa me karar”. Ne kete artikull po sjellim 5 rastet kur nuk duhet ti telefonosh apo shkruash të dashurit.

Kliko per me shume info

1. Direkt pas takimeve tuaja të para
A e di se meshkujt marrosen pas femrave pak “të vështira” pasi për ta është një sfidë, njësoj si të shijosh atë mollën e ndaluar. Prandaj mos ji ti e para që shkruan mesazhe direkt pas takimeve tuaja të para. Largoje më mirë telefonin nga dora dhe mos u bëj e bezdisur , pasi këto gabime mund t’ju kushtojnë lidhjen tuaj.
2. Kur ti je e dehur
Në asnjë mënyrë mos i telefono apo shkruaj atij kur ti je në gjendje të dehur, pasi ka shumë mundësi që të pendohesh të nesërmen për ato që mund të kesh thënë, por kthim mbrapa nuk ka.
3. Kur ti je e inatosur me të
Ndodh që të ziheni dhe kjo është normale për çdo çift. Fatmirësisht në këtë periudhë të lidhjes suaj kur ende nuk jetoni bashkë, ti e ke gjithë luksin ta përballosh inatin larg atij. Prandaj nuk këshillohet absolutisht ti telefonosh apo shkruash atij në inat e sipër, pasi mund të thuash shumë gjëra për të cilat mund të pendohesh.
4. Kur do të bësh ironi me të
Ironia më mirë të shmanget fare me të dashurin në pridhën e parë të lidhjes suaj, por nëse do të flasësh me humor për diçka, preferohet që këtë ta bësh në takim të drejtëpërdrejtë se sa ti dërgosh atij mesazh, pasi mesazhi edhe mund të keqinterpretohet dhe ai mund të mendojë se ti po tallesh më të.
5. Kur ti i ke shkruar atij pak më parë
Mos u bëj e bezdishme. Nëse ti i ke shkruar atij vetëm pak orë apo minuta më parë dhe ai ende nuk të është përgjigjur, prit, pasi ai mbase mund të jetë i zënë apo nuk mund të ketë mundësi të flasë.
Duro dhe mos u bëj posesive pasi asnjë mashkull nuk do të donte që kur të hapte telefonin të kishte “31 thirrje të humbura” dhe “ 145 mesazhe të palexuara” nga e dashura e tij./gazetaekspres/

 

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here