Maskat i grabitën 2 mln lekë, rrëfehet e moshuara: Si më goditi hajduti me qytë pistolete në kokë

Aktualitet

Maskat kanë grabitur 2mln lekë në Belsh, ndërsa ‘’viktimat’’ ishin dy të moshuar.

70-vjeçarja Naferit Tafani, është goditur prapa koke me qytë pistolete, ndërsa tani ndodhet në spitalin e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Si ndodhi ngjarja

Mbrëmjen e fillimjavës rreth orës 23:30 një person ka hyrë nga dritarja e pasme në shtëpinë e 70-vjeçares Naferit Tafani , ndërsa kjo ishte për vizitë te fqinjët e saj ngjitur me shtëpinë e saj. Hajdutë sipas 70 vjeçares i kanë vjedhur rreth 2 milion lekë të vjetra te cilat i kishte ne nje sirtar ne katin e parë të banesës .

E moshuara ka shkuar në banesën e saj kur ka dëgjuar zhurma dhe të lehurat e qenit të shtëpisë pasi ka dyshuar se diçka po ndodhte aty. Ajo është gjetur me kokë të çarë dhe pa ndjenja nga fqinjët e saj të cilët më pas kanë njoftuar policinë. Naferit Tafani jetonte vetëm me bashkëshortin i cili në atë moment nuk ndodhej në shtëpi. 70-vjeçarja ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e hajdutëve që masakruan të moshuarën. Ajo sipas të afermeve ka pretenduar se ka parë grabitesin e maskuar të dalë nga dera kryesore dhe se ai e ka goditur me qytë pistolete, ndërsa policia bëri me dije se ajo ka deklaruar se kur po futej në shtëpi është trembur kur grabitësi i ka dalë para dhe në tentativë për t’u shmangur është rrezuar dhe nuk mban mend me çfarë ka ndodhur më pas

ME TE LEXUARAT