Maskat grabisin banesën në Belsh, i çajnë kokën me pistoletë të moshuarës

Kliko per me shume info

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Belsh, ku maskat kanë hyrë në shtëpinë e 70-vjeçares Naferit Tafani.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e shkuar, rreth orës 22:00. Sipas informacioneve, e moshuara është dhunuar me qytën e pistoletës dhe më pas i kanë vjedhur rreth 2 milion lekë të vjetra. Mësohet se ajo është gjetur me kokë të çarë dhe pa ndjenja nga fqinjët e saj të cilët më pas kanë njoftuar policinë.
Naferit Tafani jetonte vetëm me bashkëshortin i cili në atë moment nuk ndodhej në shtëpi.

Kliko per me shume info

70-vjeçarja ndodhet në spitalin e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e hajdutëve që masakruan të moshuarën.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here