Maskat e masakruan, zbardhet dëshmia tronditëse e shefit të Kufirit

Kliko per me shume info

Një ditë pasi u dhunua rëndë nga tre persona të maskuar, zbardhet dëshmia e shefit të stacionit të pikës kufitare Triport, Sadi Ceka, 49 vjeç.

Ky i fundit godit me sende të forta duke përfunduar në spital, ndërsa policia ende nuk ka identifikuar autorët e agresionit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të së mërkurës, kur Ceka po shkonte në banesën e tij në lagjen “1 Maji” në qytetin e Vlorës. Tre autorët i kanë zënë pritë duke e goditur me sende të forta në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.

Kliko per me shume info

Agresorët mësohet se kanë qenë të maskuar dhe në dhunën e ushtruar mbi 49- vjeçarin kanë përdorur edhe shifra hekuri. Kanë qenë të afërm të efektivit të 49- vjeçarit, të cilët kanë lajmëruar policinë duke kërkuar ndihmë, ndërsa pas mbërritjes së këtyre të fundit, Ceka është dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të qytetit të Vlorës për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Mjekët bëjnë të ditur se 49-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, megjithatë duke parë goditjet e marra në trup dhe kokë, ai pritet të qëndrojë disa ditë nën kujdesin e mjekëve.
Shefi i pikës kufitare Triport në qytetin e Vlorës mësohet se ka marrë pesë plagë në pjesën e kokës dhe në trup, nga dhuna e ushtruar prej tre autorëve të sulmit. Ndërkohë, Policia ka nisur hetimet për identifikimin e personave përgjegjës dhe arrestimin e autorëve, ndërsa përmes një njoftimi zyrtar, konfirmohet se 49-vjeçari nuk ka qenë në shërbim në momentin e ndodhjes së ngjarjes.
Ndërkohë, burime nga Policia kanë konfirmuar për “Panorama” se deri tani janë pesë personat e shoqëruar mbi ngjarjen në fjalë dhe nga deponimet e tyre pritet të hidhet më shumë dritë rreth asaj çfarë ndodhi pranë banesës së të dëmtuarit, por dhe në identifikimin e autorëve.
Hetimet janë përqendruar në pistat që lidhen me detyrën e 49-vjeçarit Ceka, por edhe ndonjë grindje që ky i fundit mund të ketë patur kohët e fundit me persona të caktuar.
Sadi Ceka nuk ka dashur të flasë për mediat apo të shprehet rreth ngjarjes, ndërsa në deponimin e tij në polici ka konfirmuar se nuk i ka njohur personat që e dhunuan, lidhur kjo edhe me faktin se ata kanë qenë të maskuar në momentin e ushtrimit të dhunës ndaj tij.
Nga ana tjetër, 49-vjeçari ka konfirmuar se nuk ka patur probleme apo ndonjë konflikt kohët e fundit që mund të jetë bërë shkak për ngjarjen.
Shefi i pikës kufitare Triport, gjatë deponimit të tij në polici, ka konfirmuar se ka qenë duke hyrë në banesë, në momentin kur tre persona e kanë qëlluar menjëherë duke mos i lënë mundësi për t’u shmangur apo që të reagonte.
“Pavarësisht se jam mundur të mbrohem”, ka theksuar Ceka në polici, goditjet e tyre kanë qenë të forta në kokë, por edhe në trup.”
49-vjeçari ka theksuar se nuk ka patur probleme, ndërsa detyrën e tij e ushtron prej disa vitesh duke mos patur shqetësime apo kërcënime të ardhura në adresë të tij.
Ndërkohë, Ceka ka evituar deklaratat në media duke mos dashur të shprehet rreth ngjarjes dhe ia ka besuar zbardhjen e saj Policisë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here