Nisi armë me postë, Gjykata jep masën e sigurisë për Saimir Çullhaj

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur ditën e hënë masën e sigurisë për Saimir Çullhaj, 32- vjeçarin që akuzohet se nisi me postë drejt Anglisë 3 pako me kallashnikov.

Gjykata caktoi “arrest me burg” për Çullhajn, i cili u arrestua ditën e shtunë.

Kliko per me shume info

I arrestuari Saimir Çullhaj ka qenë më parë i dënuar për trafik droge. Në momentin e arrestimit, atij ju gjet në trup një sasi prej 220 gramë lëndë e dyshuar si narkotike e llojit marijuanë “çokollatë”.

Gjithashtu, Policia ka identifikuar bashkëpunëtorin e Çullhaj, shtetasin me iniciale N.F 47 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 4.5 kilogramë lëndë narkotike e ambalazhuar në një thes, si dhe 32 bimë narkotike kanabis.

Policia po vazhdon punën për kapjen e të kërkuarit dhe arrestimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.