Zjarri djeg Martaneshin, në rrezik banesat e fshatit Theken

Kliko per me shume info

Vatrat e zjarrit në Martanesh janë ende aktiv, ndërsa mësohet se me përmasa të mëdha ka rënë këtë herë në fshatin Theken.

Raportohet se nga zjarri rrezikohen disa banesa dhe disa biznese. Zjarri në Martanesh vijon të jetë aktiv që prej disa ditësh, ndërsa flakët kanë përpirë 150 ha pyje dhe shkurre.

Kliko per me shume info

Mësohet se në vendin e ngjarjes ndodhet vetëm një zjarrëfikëse, e cila e ka të pamundur që të mbajë në kontroll situatën.
“BalkanËeb” raporton se flakët i janë afruar minierave, ndërsa në rrezik janë vënë makineritë. Dje disa banesa u dogjën, ndërsa disa familje u euvakuuan. Po ashtu, flakëve nuk u shpëtuan as disa kasolle për bagëtitë.
Më e përshkallëzuar ka qenë situata në fshatin Lenë, ku u evakuuan 10 familje.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here