Marrëdhënia me Metën, Veliaj rrëfehet: Kur u bë President…

Kliko per me shume info

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë për ABC ka komentuar raportin me ish–kreun e LSI-së, sot presidentin e vendit, Ilir Meta.

Veliaj tha se kanë pasur gjithmonë pasur një marrëdhëniet tejet korrekte, ndërsa gjërat ndryshuan që pasi Meta u zgjodh President.

Kliko per me shume info

“Unë kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë me LSI, e kam një marrëdhënie shumë të mirë me LSI. Duhet të pranoj se me z. Meta kam pasur një marrëdhënie jashtëzakonisht korrekte, nuk kam asnjë kompleks që ta them këtë, pavarësisht se si shkuan gjërat politike në fushatë. Unë s’kam asnjë kompleks që të them që unë dhe Ilir Meta kemi pasur marrëdhënie shumë korrekte”- tha ai.
E duke folur për ndryshimin e marrëdhënies së tyre, Veliaj, sqaroi: “Diçka ndryshoi me ikjen e Ilir Metës në presidencë. Dhe duhet ta them këtë apriori, unë e mirëkuptoj. Pra një parti që në një muaj ndërroi tre kryetarë, pra Ilir Metën, Petrit Vasilin, Monika Kryemadhin, sigurisht që merr kohë që të axhustohesh. Dhe ia dedikoj këtë lapsus, këtë keqkuptim, këtë mosmarrëveshje këtij axhustimi të një partie që në një muaj ndërroi tre kryetarë. Unë sigurisht ndihem mirë që arsyeja triumfoi. A do kisha dashur, që jo vetëm për ujin, LSI të votonte të paktën për kreditë e buta? Ishte një program i shkëlqyer që u drejtua me porosi të veçantë nga ana ime nga nënkryetarja e bashkisë”, theksoi Veliaj.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here