Nesër në ndeshjen Real Madrid dhe Fiorentina, në 20:45, në kuadër të trofeut ‘Santiago Bernabeu’ do të luaj edhe ylli i skuadrës, Kristiano Ronaldo.
Mësohet se në këtë takim Ciristiano Ronaldo do të luajë për herë të parë këtë sezon para tifozëve të ‘Los Blancos’. Portugezi nuk ka mundur të luajë në ndeshjen e kthimit ndaj Barcelonës, në kuadër të Superkupës së Spanjës, pasi ishte ndëshkuar ma karton të kuq në takimin e parë.
Për herë të fundit Ronaldo ka luajtur para publikut të Real Madridit me 14 maj në ndeshje ndaj Sevillas (4:1).