Lirohet shkodrani për borxhin 4 mijë euro, arrestohet pengmarrësi

Kliko per me shume info

Policia e Shkodrës pas orësh të gjata negociatash, ka arritur të arrestojë pengmarrësin dhe të lirojë pengun e tij.

Sipas bluve, në pranga ra shtetasi Dodë Gj, ndërsa pengu ishte shtetasi Pjetër Narka. Sipas hetimeve të deritanishme, rezulton se mes këtyre dy personave ka pasur një marrëveshje për kthimin e borxhit mbrëmjen e së hënës.

Kliko per me shume info

Palët janë takuar, por situata shumë shpejt është përshkallëzuar pasi viktima nuk i ka kthyer borxhin.
Në këtë moment, personi që dyshohet si autor i kësaj pengmarrjeje ka nxjerrë armën dhe nën kërcënimin e saj e ka detyruar viktimën të futet në bagazhin e makinës.
Mësohet se ai nuk i është ndaluar postobllokut të policisë mbrëmë, por sot forcat e policisë kanë arritur ta ndalojnë.

Policia e Shkodrës u vu ne ndjekje të mjetit dhe nisi negociatat per lirimin e pengut. Burime për tvklan.al thanë se identifikimi i autorit të kësaj ngjarjeje u bë përmes targave të mjetit.

 

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here