Lirohet autori i aksidentit ku vdiq 21-vjecari, tension në Gjykatën e Kavajës

Kliko per me shume info

Tension para Gjykatës së Kavajës, pas vendimit të saj për lënien të lirë të drejtuesit të kamionçinës që u përfshi në aksidentin automobilistik ku humbi jetën një 21-vjeçar dhe u plagosën dy të tjerë.

Gjatë seancës për vlerësimin dhe caktimin e masës së sigurisë për shtetasin Erion Zoto, të arrestuar nga policia pas aksidentit që ndodhi të hënën në autostradën Kavajë-Durrës, Gjykata e Kavajës vendosi detyrim paraqitjeje për Zoton.

Kliko per me shume info

Menjëherë kanë reaguar familjarët e viktimës Kristi Risto, të cilët e kanë konsideruar të padrejtë lirimin e drejtuesit të kamionçinës në sallën e gjyqit.

Aksidenti i rëndë ndodhi paraditen e së hënës në autostradën Kavajë-Durrës. Viktima drejtonte një automjet tip Skoda kur është përplasur, duke i rënë nga pas një kamionçine të drejtuar nga Zoto.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here