Shoqërimi i Nikoll Lesit në Polici, reagon ish-ministri i Drejtësi, Ylli Manjani

Kliko per me shume info

Ish-ministri i Drejtësi, Ylli Manjani, e ka cilësuar si një lajm të frikshëm për demokracinë dhe fjalën e lirë, shoqërimin në polici të botuesit Nikollë Lesi. Përmes një postimi në Facebook, Manjani thekson se shoqërimi i Nikollës nga ana e policisë është bërë në shkelje të plotë me ligjin, ndërsa ka përmendur ligjin që tregon se kur policia mund të shoqërojë në komisariat një person. Nikollë Lesi nuk është as i dënuar nga gjykata, as ka shkelur ndonjë urdhër të gjykatës, as i hetuar nga prokuroria dhe ka nevojë për identifikim, as i larguar nga ndonjë skenë krimi, as i mitur që ka nevojë për mbikëqyrje e as i dëbuar nga Shqipëria.

Nuk i ka asnjë nga këto cilësi. Pra shoqërimi në Polici është i Pa ligjshëm! Nikollë Lesi ka kritikuar Kryeministrin këto ditë dhe sipas këtij të fundit duhet të ketë kaluar vijën e kuqe!. I kam lexuar qëndrimet e Nikollës dhe kritika e tij ndaj Kryeministrit është parimore, por krejt mediokre në raport me çfarë i ka bërë Sali Berishës dhe Fatos Nanos në të shkuarën… Mesa duket Kryeministrit i duket qimja tra këto kohë, sepse përgjigja që jep me polici është nga më të rëndat. Me këtë variant të gjithë do shkojmë të paktën nga një herë në polici me urdhër nga lart!

Kliko per me shume info

Kushdo guxon të kritikojë Kryeministrin, menjëherë shpallet i DEKLASUAR dhe shoqërohet në Polici për raport ditor… Rilindi edhe kjo gjë nga sistemi i vjetër…”, shkruan Manjani. Në vijim të reagimit Manjani e ka quajtur këtë ngjarje të rënd ndërkohë ka treguar dhe shkeljet që ka bërë policia gjatë këtij rasti. “Shoqërimi në Polici i Nikollë Lesit është lajm i frikshëm për demokracinë dhe veçanërisht fjalën e lirë. Personalisht nuk kam pas e as më lejohet të kemi ndonjë shpresë se Edi Rama do bashkëjetojë dot me fjalën e lirë, por sidoqoftë shoqërimi i Nikollës mbetet një ngjarje e rëndë. Sa për sqarim ligjor, Policia e Shtetit nuk mund të shoqërojë në polici kur ti teket asaj. Në bazë të ligjit për Policinë e Shtetit (neni 109) shoqërimi ndodh vetëm në rrethana të përcaktuara.

Policia shoqëron një shtetas vetëm kur: është dënuar me burgim nga gjykata kompetente: Për moszbatim të Urdhrave të ligjshëm të Gjykatës ose të ndonjë detyrimi të përcaktuar me Ligj: kur ka dyshime të arsyeshme se ka vepër penale: është larguar pas kryerjes së veprës penale; për identifikimin e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime sipas Kodit të Procedurës Penale; për mbikëqyrjen e të miturit për qëllime edukimi; personi është përhapës i sëmundjeve ngjitëse; për hyrje të pa ligjshme në kufirin shtetëror, si dhe për rastet e dëbimeve dhe ekstradimeve…”, shkruan Manjani, duke shtuar se këto janë kushtet ligjore në bazë të cilave policia zbaton masën e shoqërimit në polici.

Ai saktëson më tej se “këto masa dhe çdo masë tjetër administrative që merr policia, duhet të jetë proporcionale me ligjin e Policisë. Masa bëhet shtrënguese vetëm kur reagimi i personit është i tillë që s’ka mënyrë tjetër për të kryer detyrën e saj policia”, shkruan ai.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here