Lamtumirë vapë! Nga nesër ulje temperaturash dhe shi

Aktualitet

Moti përvëlues që e bënë këtë verë të nxehtë do duhet t’i durojme së paku edhe sot. Meteorologët njoftojnë se vala e të nxehtit që na mori frymën do të tërhiqet nga vendi.

“Vala e të nxehtit tërhiqet të premten nga territori duke sjelle 7-8° rënie të temperaturave në të dy vlerat ekstremale ditore”- njofton Meteoalb, duke saktësuar se “të premten pas mesnates nis ulja e temperaturave”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Parashikimi për sot:

Vendi mbetet në kushtet e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare, më të dukshme në ekstremin verior.

Edhe pjesa e dytë e ditës vijon me kthjellime në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa kthjellime dhe vranësira kalimtare do të ketë në zonat malore lindore.

Temperaturat e ajrit sjellin një rënie të lehtë gjatë mesditës por maksimumi në rang vendi mbetet rreth vlerës 38 – 39ºC.

ME TE LEXUARAT